Digjet një kamp refugjatësh sirianë
(last modified Sun, 27 Dec 2020 18:55:50 GMT )
Dhjetor 27, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Digjet një kamp refugjatësh sirianë

Një kamp refugjatësh sirianë në veri të Libanit u dogj të shtunën në mbrëmje pas një zënke mes anëtarëve të kampit dhe një familjeje vendase libaneze, njoftoi media shtetërore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, konfirmoi se një zjarr i madh kishte shpërthyer në një kamp në rajonin Miniyeh dhe tha se disa të plagosur ishin dërguar në spital, por nuk dha një numër të saktë. “Zjarri është përhapur në të gjitha çadrat”, që janë me material plastik dhe druri, – tha për AFP-në zëdhënësi i UNHCR-së Khaled Kabbara. Kampi strehonte rreth 75 familje, tha ai. Sipas njoftimit, Mbrojtja Civile Libaneze u përpoq të vinte nën kontroll flakët ndërsa ushtria dhe policia kishin ndërhyrë për të rivendosur qetësinë.Libani thotë se pret rreth 1.5 milion sirianë, përfshirë rreth një milion të regjistruar si refugjatë në Kombet e Bashkuara. Autoritetet u kanë bërë thirrje refugjatëve të kthehen në Siri edhe pse grupet e të drejtave paralajmërojnë se vendi i shkatërruar nga lufta nuk është ende i sigurt.

 

Tags