11 senatorë kërkojnë hetim për manipulimet në zgjedhje
(last modified Sun, 03 Jan 2021 18:17:35 GMT )
Janar 03, 2021 19:17 Europe/Tirane
  • 11 senatorë kërkojnë hetim për manipulimet në zgjedhje

11 senatorë republikanë pritet të mërkurën të mos e pranojnë humbjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Përfaqësuesi i Teksasit, Ted Kruz, Ron Xhonsoni i Uiskonsin, Marsha Blackburn e shtetit të Tenesit dhe 8 kolegët e tyre njoftuan se do të kërkojnë një hetim urgjent 10-ditor për të hedhur dritë mbi pretendimet e palës në pushtet se votat u manipuluan. Të tilla pretendime të ngritura nga ekipi elektoral i presidentit, janë hedhur poshtë nga gjykatat. Megjithatë, nisma e tyre për të bllokuar certifikimin e zgjedhjeve pritet të dështojë pasi shumica e kongresmenëve janë të mendimit se zgjedhjet qenë të rregullta dhe demokratike. Kolegji Zgjedhor vendosi në dhjetor t’ia japë fitoren ish-zv.presidentit Joe Biden pasi ai siguroi 306 vota elektorale kundrejt 232 votave që mori presidenti Trump. Vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë ende nuk e ka pranuar humbjen ndaj rivalit demokrat, dhe ngul këmbë se ai do i fitonte zgjedhjet nëse pala tjetër nuk do ta kishte ndryshuar rezultatin nëpërmjet manipulimeve elektronike apo fletëvotimeve të hedhura me postë disa javë përpara zgjedhjeve. Në një konferencë telefonike me 50 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, Presidenti i Shteteve të Bashkuara diskutoi ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.