Julian Assange nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara
(last modified Mon, 04 Jan 2021 18:56:07 GMT )
Janar 04, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Julian Assange nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur gjykata në Old Bailey të Britanisë së Madhe, raporton Sky News.

Gjykatësja Vanessa Baraitser, ka thënë se ka refuzuar ekstradimin e Assange nga frika se ai mund t’ia merr vetes jetën. Në anën tjetër qeveria amerikane ka njoftuar se do ta apeloj këtë vendim. Prokurorët amerikanë kanë ngarkuar Assange me 17 pika, duke filluar nga spiunimi e publikimi i materialeve të ndjeshme të ushtrisë dhe dokumentet e kabllogrameve diplomatike gjatë vitit 2010. Ai ishte ri-arrestuar në shtator nën akuzën, që sipas ligjeve në fuqi mund t’i kalojë 175 vite në burg. Pretendohet se ai kishte dekonspiruar inteligjencën ushtarake me analisten Chelsea Manning, duke thyer fjalëkalimin e njohur si “hash” për klasifikimin e dokumenteve nga kompjuterët e Departamentit të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.

 

Tags