Trump premton protestë të ashpër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102681-trump_premton_protestë_të_ashpër
Presidenti Donald Trump la të kuptohet në media sociale se do të jetë në Washington DC për një protestë të planifikuar në 6 janar. “6 janar, shihemi në Washington !” ka postuar ai në rrjetin e tij në Twitter të mërkurën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2021 16:26 Europe/Tirane
  • Trump premton protestë të ashpër

Presidenti Donald Trump la të kuptohet në media sociale se do të jetë në Washington DC për një protestë të planifikuar në 6 janar. “6 janar, shihemi në Washington !” ka postuar ai në rrjetin e tij në Twitter të mërkurën.

Në fillim të muajit , Trump premtoi një protestë “të ashpër” në Washington, në 6 janar, ditën kur Kongresi do të takohet për të pranuar rezultatin elektoral. “Sipas statistikave është e pamundur që të kem humbur në zgjedhjet e 2020,” shkroi ai në Twitter. “Protestë e madhe në DC në 6 janar. Ji atje, do të jetë e ashpër.” Trump dhe fushata e tij kanë kundërshtuar rezultatet e  zgjedhjeve dhe kanë filluar sfida të shumta ligjore, por të gjitha kanë dështuar. Washington Post ka publikuar një regjistrim audio në të cilin presidenti Donald Trump dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari të lartë të zgjedhjeve të shtetit të Xhorxhias për të “gjetur” vota të mjaftueshme nëpërmjet të cilave të përmbyset rezultati në këtë shtet, ku ai ka humbur. Gazeta publikoi disa fragmente të bisedës së zhvilluar të shtunën. Në të presidenti dëgjohej duke alternuar lavdërimin e sekretarit republikan të Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger ne kërcënimin me pasoja të paqarta penale, në një përpjekje për të zhbërë humbjen e tij në këtë shtet ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden. Trump sërish shfaqet I bindur se ka pasur manipulime. “Mendon se është e mundur qe te kenë zhdukur vota? Sepse kështu thuhet qe ka ndodhur. Edhe Dominion ka ndërhyrë te makineritë. Dominion po lëviz vërtet shumë shpejt për të hequr qafe makineritë e saj të numërimit. Di gjë për këtë? Sepse është e paligjshme, apo jo? Gjithë çfarë dua është të gjej 11.780 vota, që është një më shumë nga sa kemi sepse ne e fituam këtë shtet. Dhe nuk ka asgjë të keqe të thuash se i rillogaritëm rezultatet”. Raffensperger i tha presidentit se ai po mbështeste teori konspirative të hedhura tashmë poshtë, ndaj atyre që ai i cilësoi si zgjedhje të lira e të drejta, teksa Trump insistonte se nuk kishte asnjë mundësi që ai të kishte humbur garën në Xhorxha. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje, as zyra e Raffensperger e ajo e tranzicionit e Biden. Xhorxhia është një nga disa shtetet kyçe, në të cilin Trump humbi gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit ndaj rivalit demokrat, por që prej asaj kohe vazhdimisht është përpjekur ta përmbysë rezultatin. Por edhe në telefonatën e incizuar në nëntor, shefi i zyrës ovale shprehet se demokratët i fituan zgjedhjet duke manipuluar në mënyrë sistematike. “Kemi rreth 5 mijë njerëz të vdekur që votuan dhe në total rreth 300 mijë fletëvotime false. Po mësojmë sot se disa prej tyre edhe i kanë shkatërruar, me sa thuhet rreth 130 kg nga 1.300 kg fletëvotime të paketuara, ndërsa pjesët elektronike të makinerive që numërojnë votat po i zëvendësojnë me të tjera, dhe ky është korrupsion i madh,” theksoi Trump. Më shumë se 60 padi të ngjashme janë refuzuar nga gjykatat e vendit në gjithë Amerikën. Rezultatin përfundimtar pritet ta certifikojë të mërkurën edhe Kongresi, megjithëse disa senatorë republikanë kanë thënë se kërkojnë një hetim të shifrave zyrtare përpara se të japin votën.