Joe Biden zyrtarisht presidenti i 46-të i Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102736-joe_biden_zyrtarisht_presidenti_i_46_të_i_amerikës
Joe Biden tashmë është edhe zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Kongresi i Amerikës ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht veprimeve të dhunshme që kanë ushtruar përkrahësit e presidentit aktual Donald Trump gjatë sulmit kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 07, 2021 09:39 Europe/Tirane
  • Joe Biden zyrtarisht presidenti i 46-të i Amerikës

Joe Biden tashmë është edhe zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Kongresi i Amerikës ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht veprimeve të dhunshme që kanë ushtruar përkrahësit e presidentit aktual Donald Trump gjatë sulmit kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës.

Një vendim i tillë i Kongresit të Amerikës ka ardhur pas një dite të keqe për demokracinë amerikane që erdhi si pasojë e sulmit të përkrahësve të Trumpit të cilët dhunshëm u futën në ndërtesën e Kongresit. Si pasojë e këtyre sulmeve të dhunshme janë vrarë 4 persona.

Përgjatë fushatës zgjedhore, Joe Biden, pati prezantuar një plan 7 pikësh për Kosovën dhe shqiptarët, ku premtonte një qasje plotësisht ndryshe nga Donald Trump.

Biden në letrën e tij ka premtuar një bashkëpunim të ngushtë me BE-në sa i përket dialogut Kosovë-Serbi duke theksuar se do të respektohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës dhe se fundi i negociatave do të jetë njohja reciproke.

Gjithashtu Biden ka premtuar përkrahje për forcat e NATO-së në Kosovë dhe ka prekur edhe temat për të cilat përgjegjëse është BE-ja, siç janë liberalizimi i vizave për Kosovën dhe procesi i integrimit.

Kongresi i Amerikës me ndërhyrjen e forcave speciale të Gardës Kombëtare të Amerikës dhe policisë federale FBI, arriti të kthejë situatën normale dhe të vazhdojë punën.