Trump: Më 20 janar do të bëhet transferimi i pushtetit
Presidenti i Amerikës më në fund duket se ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit dhe ka njoftuar për transferimin e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.
Kanali televiziv CNN njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, në deklaratën e tij ka deklaruar: “Plotësisht jam kundër rezultatit të zgjedhjeve dhe të vërtetat konfirmojnë fitoren e tij, mirëpo megjithëkëtë procesi për transferimin e pushtetit të ndodhë në mënyrë normale më 20 janar te Joe Biden, presidenti i ardhshëm i Amerikës”.
Trump në vazhdim pretendoi se do të vazhdojë luftën e vet për të garantuar të drejtat e votuesve të tij.
Pavarësisht veprimeve të dhunshme dhe sulmeve të përkrahësve të Donald Trump kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës, Joe Biden ka arritur të fitojë numrin e duhur të votave elektorale dhe në mënyrë zyrtare u konfirmuar president i 46-të i Amerikës.