Trump: Më 20 janar do të bëhet transferimi i pushtetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102741-trump_më_20_janar_do_të_bëhet_transferimi_i_pushtetit
Presidenti i Amerikës më në fund duket se ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit dhe ka njoftuar për transferimin e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 07, 2021 14:50 Europe/Tirane
  • Trump: Më 20 janar do të bëhet transferimi i pushtetit

Presidenti i Amerikës më në fund duket se ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit dhe ka njoftuar për transferimin e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.

Kanali televiziv CNN njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, në deklaratën e tij ka deklaruar: “Plotësisht jam kundër rezultatit të zgjedhjeve dhe të vërtetat konfirmojnë fitoren e tij, mirëpo megjithëkëtë procesi për transferimin e pushtetit të ndodhë në mënyrë normale më 20 janar te Joe Biden, presidenti i ardhshëm i Amerikës”.

Trump në vazhdim pretendoi se do të vazhdojë luftën e vet për të garantuar të drejtat e votuesve të tij.

Pavarësisht veprimeve të dhunshme dhe sulmeve të përkrahësve të Donald Trump kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës, Joe Biden ka arritur të fitojë numrin e duhur të votave elektorale dhe në mënyrë zyrtare u konfirmuar president i 46-të i Amerikës.