Zbulohen dy bomba në afërsi të Kongresit të Amerikës
Policia e Amerikës ka njoftuar për zbulimin e dy bombave në selitë e komitetit kombëtar të demokratëve dhe të komitetit kombëtar të republikanëve në Uashington DC.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se policia e Amerikës ka deklaruar se njëkohësisht me sulmin e përkrahësve të Donald Trump kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës, janë zbuluar edhe dy bomba në afërsi të kësaj ndërtese.
Kjo është në kohën kur pas protestave të gjera të përkrahësve të Donald Trump, për 12 orë janë vendosur masat e pushtetit policor dhe ndalimit të qarkullimit të njerëzve në Uashington DC.
Muriel Bowser, kryetarja e Uashington DC, gjithashtu me anë të një vendimi zyrtar ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të sigurisë publike për 15 ditë deri më 21 janar, ditën e organizimit të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Amerikës.
Përleshjet e dhunshme në ndërtesën e Kongresit të Amerikës kanë shkaktuar vrasjen e katër personave në mesin e tyre edhe një grua.
Seanca e përbashkët e Kongresit të Amerikës u zhvillua ditën e mërkurë për numërimin e votave elektorale dhe për të konfirmuar fitoren e Joe Biden, por për shkak të sulmit të përkrahësve të Trump kundër ndërtesës së Kongresit, kjo seancë është ndërprerë në gjysmë. Kongresi pas largimit të rebelëve të armatosur dhe me praninë e forcave të gardës kombëtare të Amerikës dhe policisë FBI, është kthyer në gjendje normale dhe ka rifilluar seancën.