Zyrtarët amerikanë konsiderojnë shkarkimin e Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102747-zyrtarët_amerikanë_konsiderojnë_shkarkimin_e_trumpit
Pas trazirave të rënda në Kapitol, anëtarët e qeverisë së Donald Trump po mendojnë ta shkarkojnë presidentin në largim të SHBA-së me ndihmën e një klauzole kushtetuese.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2021 16:29 Europe/Tirane
  • Zyrtarët amerikanë konsiderojnë shkarkimin e Trumpit

Pas trazirave të rënda në Kapitol, anëtarët e qeverisë së Donald Trump po mendojnë ta shkarkojnë presidentin në largim të SHBA-së me ndihmën e një klauzole kushtetuese.

Demokratët thanë se Trumpi nuk ishte “mendërisht i shëndoshë”. Pas sulmit ndaj parlamentit të SHBA, Kapitolit nga mbështetësit militantë të Presidentit në largim Donald Trump, po përmendet edhe një shkarkim i parakohshëm i Presidentit. Sipas informacioneve të medias, anëtarët e rangut të lartë të qeverisë së Trumpit kanë diskutuar për një shkarkim të mundshëm. Sipas informacionit të transmetuesve amerikanë CNN, CBS dhe ABC, këto mendime thuhet se bazohen në një nen shtesë të kushtetutës amerikane, i cili në parim e lejon kabinetin të shfuqizojë presidentin. Si parakusht, “amendamenti i 25-të” përmend që Presidenti nuk është “i aftë” të “ushtrojë detyrat dhe kompetencat e zyrës së tij”. Kriteret për këtë “paaftësi” nuk janë të përcaktuara, në përgjithësi kihen parasysh cenime fizike ose mendore. CNN citon liderë anonimë republikanë që kanë thënë se Trumpi ishte “jashtë kontrollit”. Që Trump të shkarkohet nga kabineti i tij, iniciativën duhet ta mbështesë zëvendësi i tij, Mike Pence. Sipas nenit shtesë të kushtetutës amerikane, votimin e kabinetit për ta shkarkuar presidentin duhet ta drejtojë zëvendëspresidenti.