FBI heton ngjarjet e dhunshme në Kongresin Amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102748-fbi_heton_ngjarjet_e_dhunshme_në_kongresin_amerikan
Në një deklaratë me shkrim nga FBI thuhet se institucioni po kërkon nga opinioni publik informacion dhe pamje që do të ndihmojnë në gjetjen e personave lidhur me ngjarjet e dhunshme që u përjetuan dje në ndërtesën e Kongresit Amerikan dhe përreth tij në Washington D.C.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2021 16:30 Europe/Tirane
  • FBI heton ngjarjet e dhunshme në Kongresin Amerikan

Në një deklaratë me shkrim nga FBI thuhet se institucioni po kërkon nga opinioni publik informacion dhe pamje që do të ndihmojnë në gjetjen e personave lidhur me ngjarjet e dhunshme që u përjetuan dje në ndërtesën e Kongresit Amerikan dhe përreth tij në Washington D.C.

“Qëllimi ynë është ruajtja e të drejtës kushtetuese e popullit për të protestuar duke i ruajtur të gjithë nga dhuna dhe aktivitetet e tjera kriminale“, thuhet në deklaratën në të cilën nga qytetarët kërkohet që t‘i dërgojnë FBI-së informacion, fotografi ose pamje nëse kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve të dhunshme dhe në shkeljen e ligjeve federale. Sipas lajmeve në shtypin amerikan, mësohet se American Airlines në kuadrin e masave të rritura të sigurisë për shkak të ngjarjeve në Kongres, ka pezulluar shërbimin e pijeve alkoolike në udhëtimet drejt Washingtonit. Kompania ajrore gjithashtu ka rritur edhe numrin e personelit të saj në kuadrin e masave në zonat aeroportuale në Washington.