Valë e gjerë largimesh nga Administrata amerikane
Administrata amerikane po përballet me një varg dorëheqjesh, në mes të zemërimit për mbështetjen e Presidentit Donald Trump për besnikët e tij për të sulmuar Kapitolin, më pak se dy javë para se mandati i tij të përfundojë me kushtetutë.
Zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar të Trump, Mattew Pottinger, njoftoi dorëheqjen e tij të mërkurën pasdite. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, gjithashtu konsideroi largimin, sipas Bloomberg, por u bind nga aleatët që të qëndronte. "Sapo fola me Nënpresidentin Pence," tha O'Brien në një deklaratë më herët të Mërkurën, duke shtuar: "Unë jam krenar që shërbej me të." Chris Liddell, ndihmësi i presidentit dhe zëvendës shefi i stafit po konsideron gjithashtu një dorëheqje. Raporti tha se një pjesë e ndihmësve tashmë janë larguar, përfshirë shefen e kabinetit të zonjës së parë Melania Trump, Stephanie Grisham. Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Sarah Matthews gjithashtu dha dorëheqjen të Mërkurën. Ish Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney, i cili kohët e fundit ka shërbyer si i dërguar special në Irlandën e Veriut, gjithashtu i dërgoi dorëheqjen Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo të Enjten. "Nuk mund ta bëj. Nuk mund të qëndroj ”, tha Mulvaney. "Ata që zgjedhin të qëndrojnë, dhe unë kam biseduar me disa prej tyre, po zgjedhin të qëndrojnë sepse janë të shqetësuar se presidenti mund të emërojë dikë më të keq". Sekretarja e Transportit Elaine Chao dhe Zëvendës Shefi i Shtabit Chris Lidell gjithashtu po konsiderojnë të japin dorëheqjen, thanë raportet. Sekretari social i Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta, gjithashtu la postin e tij. Presidenti në largim inkurajoi mbështetësit e tij të shkonin në Kongresin e SHBA ndërsa po debatonte për numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor të Mërkurën. "Nëse nuk luftoni si në ferr, nuk do të keni më një vend", tha Trump, duke mbledhur një turmë të dhunshme në ndërtesën e Kongresit. Sulmi ndaj Capitol nxiti thirrjet për largimin e menjëhershëm të Trump nga posti ndërsa media amerikane akuzoi presidentin për përpjekje për grusht shteti dhe kryengritje. Raportet e mediave amerikane thanë të mërkurën se kabineti i Trump diskutoi mundësinë e thirrjes së amendamentit të 25-të të Kushtetutës së SHBA që do të lejojë heqjen e një presidenti nga nënkryetari, nëse gjykohet "i paaftë për të kryer kompetencat dhe detyrat e zyrës së tij". Trump do të duhet të largohet nga detyra ndërsa Presidenti i zgjedhur Demokrat Joe Biden do të inaugurohet në 20 Janar. Ekspertët thonë se presidenti demokrat do të përballet me katër vjet krizë kredibiliteti me miliona amerikanë që besojnë pretendimet e Trump për mashtrim në zgjedhje.