Gjermania: Sulmi kundër Kongresit të Amerikës, sulm kundër demokracisë perëndiore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102765-gjermania_sulmi_kundër_kongresit_të_amerikës_sulm_kundër_demokracisë_perëndiore
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë vuri në dukje ngjarjet e shëmtuara të sulmit të rebelëve përkrahës të Trump në ndërtesën e Kongresit të Amerikës dhe theksoi se ky sulm nuk ishte i kufizuar vetëm në SHBA-të, por kishte në shënjestër të gjithë demokracinë perëndimore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 08, 2021 15:33 Europe/Tirane
  • Gjermania: Sulmi kundër Kongresit të Amerikës, sulm kundër demokracisë perëndiore

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë vuri në dukje ngjarjet e shëmtuara të sulmit të rebelëve përkrahës të Trump në ndërtesën e Kongresit të Amerikës dhe theksoi se ky sulm nuk ishte i kufizuar vetëm në SHBA-të, por kishte në shënjestër të gjithë demokracinë perëndimore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Heiko Maas gjithashtu ka thënë se pamjet e kryengritjes në kryeqytetin e Amerikës kanë lënduar shpirtin e çdo miku të demokracisë. Bota demokratike është tronditur dhe tmerruar nga këto pamje. Një gjë është plotësisht e qartë se një person si Trump i cili gjithnjë ka përdorur fjalë të zjarrta dhe vazhdimisht ka nxitur përkrahësit e vet, është përgjegjës për këtë sulm në zemër të demokracisë së Amerikës”.

Heiko Maas theksoi: “Huliganët radikal nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të SHBA-ve. Shumica e votuesve të Amerikës janë të sigurt në demokraci dhe ata në zgjedhjet presidenciale kanë votuar kundër një populisti. Trump dhe përkrahësit e tij më në fund duhet ta pranojnë vendimin e votuesve amerikan dhe t’i japin fund shkeljes së demokracisë”.