Deputeti rus: Epoka e dominimit amerikan ka mbaruar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102777-deputeti_rus_epoka_e_dominimit_amerikan_ka_mbaruar
"Sulmi ndaj ndërtesës së Kongresit është në fakt një trashëgimi e luftës politike të Demokratëve kundër Donald Trump", tha një zyrtar parlamentar rus, duke theksuar se trazirat në Uashington përfundimisht vulosën fundin e dominimit të SH.B.A.-së në arenën ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2021 15:33 Europe/Tirane
  • Deputeti rus: Epoka e dominimit amerikan ka mbaruar

"Sulmi ndaj ndërtesës së Kongresit është në fakt një trashëgimi e luftës politike të Demokratëve kundër Donald Trump", tha një zyrtar parlamentar rus, duke theksuar se trazirat në Uashington përfundimisht vulosën fundin e dominimit të SH.B.A.-së në arenën ndërkombëtare.

Aleksi Pushkov, një anëtar i vjetër i Komitetit të Politikave të Informacionit të Këshillit të Federatës Ruse (Senatit), vuri në dukje se dominimi i SH.B.A.-së në arenën ndërkombëtare ka mbaruar prej kohësh, por trazirat në Uashington të Mërkurën më në fund parandaluan Shtetet e Bashkuara ta zgjasnin atë. Senatori e quajti vërshimin e protestuesve në ndërtesën e Kongresit të SHBA një "trashëgimi" të Partisë Demokratike të SHBA. Ai thotë se demokratët nuk e kanë ndalur kurrë "fushatën e tyre histerike" për ta "dëbuar" nga Shtëpia e Bardhë që kur Donald Trump mori detyrën. Ata më vonë mbështetën protestat racore në vend për të parandaluar rizgjedhjen e Trump dhe gjithashtu arritën një "fitore zgjedhore" ku rreth gjysma e amerikanëve nuk besuan. Kështu, demokratët bënë çmos për të radikalizuar Shtetet e Bashkuara dhe sekuestrimi i ndërtesës së Kongresit në Uashington është trashëgimia e tyre, ose më saktë, trashëgimia e luftës së tyre politike kundër Trump.