Pezullimi i përhershëm i llogarisë së Trump në Twitter
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102780-pezullimi_i_përhershëm_i_llogarisë_së_trump_në_twitter
Twitter ka njoftuar se ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e Donald Trump për shkak të rrezikut të nxitjes së tij të mëtejshme për dhunë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2021 04:43 Europe/Tirane
  • Pezullimi i përhershëm i llogarisë së Trump në Twitter

Twitter ka njoftuar se ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e Donald Trump për shkak të rrezikut të nxitjes së tij të mëtejshme për dhunë.

Sipas Al Jazeera, Twitter ka çaktivizuar llogaritë zyrtare të Trump, duke përfshirë edhe ato të Mike Flynn, një ish-këshilltar i sigurimit kombëtar të SHBA dhe Sydney Powell, një anëtar i ekipit ligjor të Trump. Në përgjigje të mbylljes së llogarisë së tij në Twitter, Donald Trump njoftoi synimin e tij për të lëshuar platformën e tij në internet duke zëvendësuar llogarinë zyrtare në Twitter dhe shkroi se ai dhe ekipi i tij po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të platformës së tyre në internet në të ardhmen e afërt. "Siç kam thënë për një kohë të gjatë, Twitter shkon përtej ndalimit të fjalës së lirë çdo ditë dhe sonte punonjësit e Twitter janë koordinuar me demokratët dhe ekstremin e majtë për të hequr llogarinë time nga platforma e tyre në internet, me qëllim që unë dhe ju, si dhe shtatëdhjetë e pesë milion patriotë të mëdhenj që votuan për mua të heshtim.