Rrëzohet Boeing 737-500 në Indonezi, mbi 60 viktima
Janar 09, 2021 18:32 Europe/Tirane
Aeroplani i tipit Boeing 737-500 me mbi 60 pasagjerë është zhdukur nga radari, disa minuta pasi ishte ngjitur në ajër nga Xhakarta.
Në anën tjetër copëzat e avionit janë gjetur në det dhe besohet se janë pikërisht copat e aeroplanit që fillimisht është raportuar si i zhdukur. Dëshmitarët thanë se ata kishin parë dhe dëgjuar të paktën një shpërthim . Ndërkaq policia indoneziane dhe ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar shpejtë vendin që besohet se është rrëzuar aeroplani komercial. Ministri i Transportit ka konfirmuar se në aeroplan ishin 62 pasagjerë. Ai është rrëzuar nga 3048 metra lartësi dhe atë brenda katër minutave pasi është ngritur në ajër.
Tags