Shumica e amerikanëve duan heqjen e menjëhershme të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102801-shumica_e_amerikanëve_duan_heqjen_e_menjëhershme_të_trump
Një sondazh i ri ka treguar se shumica e amerikanëve duan që Presidenti në largim i SHBA Donald Trump të hiqet menjëherë nga detyra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Shumica e amerikanëve duan heqjen e menjëhershme të Trump

Një sondazh i ri ka treguar se shumica e amerikanëve duan që Presidenti në largim i SHBA Donald Trump të hiqet menjëherë nga detyra.

Sipas një sondazhi të Reuters / Ipsos të kryer pas dhunës të nxitur nga Trump në Capitol të SHBA, pesëdhjetë e shtatë përqind e amerikanëve duan që presidenti republikan të hiqet menjëherë. Tridhjetë përqind e të intervistuarve thanë se Trump duhet të hiqet duke përdorur dispozitat në Amandamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA, e cila lejon Zëvendës Presidentin dhe Kabinetin të heqin presidentin nëse ai nuk është i aftë të kryejë detyrat e tij. 27 përqind thanë se ligjvënësit ose duhet ta heqin Trump nga detyra, ose ta bëjnë presion që ai thjesht të japë dorëheqjen. Ndërkohë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi bëri thirrje për pasoja penale ndaj presidentit në largim Donald Trump, për shkak të trazirave në Capitol. Mjerisht, personi që drejton Degën Ekzekutive është një president i çmendur dhe i rrezikshëm i SHBA-së”, tha demokratja e lartë në një fragment të lëshuar paraprakisht nga një intervistë në “CBS”, e planifikuar të transmetohet të dielën. “Ai ka bërë diçka kaq serioze, saqë duhet të ketë ndjekje penale kundër tij”, shtoi ajo. Pelosi bëri thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Trump dhe kërcënoi për një proces tjetër fajësimi.