Kim Jong Un: Amerika është armiku ynë më i madh
Në deklaratën e tij të parë që kur Kongresi konfirmoi fitoren e Joe Biden në zgjedhje, udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se Shtetet e Bashkuara ishin "armiku i tij më i madh" dhe se Pheniani do të vazhdonte të zgjeronte programin e tij bërthamor.
Sipas IRNA, "Kim Jong Un" i quajti Shtetet e Bashkuara "armiku më i madh i Koresë së Veriut" dhe shtoi: "Qeveria e SHBA duhet të braktisë politikat e saj armiqësore për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy palëve". "Nuk ka rëndësi kush është në pushtet në Shtetet e Bashkuara, sepse me ndryshimin e presidentit, politika dhe qasja kryesore e SHBA ndaj Koresë së Veriut nuk do të ndryshojë," tha Kim Jong Un, duke folur para anëtarëve të Partisë së Punëtorëve në pushtet të Koresë së Veriut. "Trump i dha legjitimitet Koresë së Veriut duke negociuar me Kim Jong Un dhe duke e quajtur atë një mikun e tij të mirë", tha Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden në debatin e tij zgjedhor me Trump mbi Korenë e Veriut. Por nëse bëhem president, unë do të negocioj vetëm me kusht që aftësia bërthamore e Koresë së Veriut të zvogëlohet. "Koreja e Veriut nuk do e përdor fuqinë e saj bërthamore, përveçse kur armiqtë dhe forcat e agresorit të përdorin armët e tyre bërthamore kundër vendit", tha Kim. Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu njoftoi planin e vendit të tij për të ndërtuar një nëndetëse të re me energji bërthamore, duke thënë se projekti i hulumtimit të nëndetëses ka përfunduar dhe është në fazat e fundit të rishikimit.