Avionët izraelitë sulmojnë lindjen e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102885-avionët_izraelitë_sulmojnë_lindjen_e_sirisë
Avionë luftarakë izraelitë sulmuan disa zona në Sirinë lindore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2021 05:19 Europe/Tirane
  • Avionët izraelitë sulmojnë lindjen e Sirisë

Avionë luftarakë izraelitë sulmuan disa zona në Sirinë lindore.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve (SANA), një burim ushtarak sirian deklaroi se të mërkurën në mëngjes, avionët luftëtarë izraelitë sulmuan dy qytetet e Deir ez-Zor dhe Bokalal në Sirinë lindore.  Rrjeti i lajmeve Al-Mayadin gjithashtu raportoi se disa shpërthime ndodhën në kufirin Irako-Sirian, të cilat duket se kanë ndodhur pas një sulmi ajror në Siri.  Asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur për sulmet.  Mbrojtja ajrore e ushtrisë siriane mbrëmjen e kaluar gjithashtu neutralizoi disa sulme me raketa izraelite në jug të Damaskut.  Në vitet e fundit, regjimi sionist ka kryer në mënyrë të përsëritur sulme ajrore në Damask dhe pjesë të ndryshme të Sirisë, të cilat në shumicën e rasteve janë zmbrapsur nga reagimi në kohë i mbrojtjes ajrore të Damaskut.