Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102920-koreja_e_veriut_zbulon_raketën_e_re_balistike
Koreja e Veriut zbuloi një raketë të re balistike në një paradë ushtarake ku morri pjesë udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2021 04:28 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike

Koreja e Veriut zbuloi një raketë të re balistike në një paradë ushtarake ku morri pjesë udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Sipas Agjencisë së Koresë së Veriut të Lajmeve (KCNA), udhëheqësi i Koresë së Veriut mori pjesë në paradën ushtarake, ku u zbuluan disa pjesë të pajisjeve ushtarake, përfshirë tanket dhe raketahedhësit, të Enjten në Sheshin Kim Il Sung në Pyongyang, kryeqytet. Arma më e fuqishme e botës, një raketë balistike e lëshuar nga nëndetësja, ishin pjesë e paradës, duke demonstruar forcën e Forcave të Armatosura Koreane, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA. Agjencia e lajmeve Yonhap gjithashtu raportoi se raketa e re balistike ndërkontinentale ishte më e madhe dhe ndoshta me rreze më të gjatë se Gadishulli korean dhe mund të arrinte të paktën në Japoni. Javën e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un njoftoi se ai "do të rrisë aftësinë bërthamore të vendit të tij." Nisma vjen ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden hyn në Shtëpinë e Bardhë në më pak se një javë. Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të KB kanë vendosur disa raunde sanksionesh ndaj Koresë së Veriut që nga prova e parë bërthamore e Koresë së Veriut në vitin 2006.