Rusia dërgon avionë të rinj MiG-29 në Hmeimim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102962-rusia_dërgon_avionë_të_rinj_mig_29_në_hmeimim
Sipas parashikimeve të analistëve, këtë vit përplasja midis Turqisë, terroristëve të mbështetur nga ajo dhe ushtrisë siriane në Idlib do të vazhdojë, ndërsa, me mbështetjen ruse, Damasku mund të marrë kontrollin e disa qindra kilometrave katror të territorit sirian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2021 16:31 Europe/Tirane
  • Rusia dërgon avionë të rinj MiG-29 në Hmeimim

Sipas parashikimeve të analistëve, këtë vit përplasja midis Turqisë, terroristëve të mbështetur nga ajo dhe ushtrisë siriane në Idlib do të vazhdojë, ndërsa, me mbështetjen ruse, Damasku mund të marrë kontrollin e disa qindra kilometrave katror të territorit sirian.

Përparimi i forcave të ushtrisë siriane drejt autostradës M4 është planifikuar në mënyrë që të fitojë kontrollin e plotë. Duhet të theksohet se terroristët e mbështetur nga Turqia nuk respektojnë marrëveshjet, çka i jep Moskës dhe Damaskut të drejtën për të filluar një operacion kundër terroristëve në çdo kohë. Kjo vjen ndërsa imazhet e reja satelitore të lëshuara nga Defense Observer Obretix më 15 janar kanë zbuluar Rusia ka dislokuar një numër avionësh luftarakë MiG-29 në bazën ajrore Hmeimim në bregdetin sirian. Këto imazhe tregojnë të paktën gjashtë avionë Mig-29 të stacionuar në pjesën perëndimore të bazës ajrore ruse, përveç avionëve Su-24 dhe Su-30/35. Imazhet u morën më 12 janar. Versioni i MiG-29 i vërejtur atje është i panjohur, por nuk përjashtohet  mundësia që të jetë Modeli M \ M2. Avionët luftarakë MiG-29 me gjasë u vendosën për të mbështetur operacionet e vazhdueshme, për të provuar armë dhe sisteme të reja, ose për t'iu dorëzuar Forcës Ajrore Siriane. Në qershor të vitit 2020, Siria njoftoi se kishte marrë një "grup të dytë" të avionëve MiG-29 nga Rusia. Ata iu dorëzuan Forcës Ajrore Siriane në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Bazën Ajrore Hmeimim.