Përpjekjet e Evropës për të ulur varësinë e saj nga dollari
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102969-përpjekjet_e_evropës_për_të_ulur_varësinë_e_saj_nga_dollari
Komisioni Evropian synon të marrë masa për të zvogëluar dominimin e dollarit në botë dhe për të forcuar pozicionin e euros në tregtinë botërore për të mbrojtur Evropën nga efektet e sanksioneve të paligjshme dhe trans-rajonale.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 17, 2021 09:08 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e Evropës për të ulur varësinë e saj nga dollari

Komisioni Evropian synon të marrë masa për të zvogëluar dominimin e dollarit në botë dhe për të forcuar pozicionin e euros në tregtinë botërore për të mbrojtur Evropën nga efektet e sanksioneve të paligjshme dhe trans-rajonale.

"Bashkimi Evropian është vendosur të sfidojë epërsinë e monedhës së dollarit amerikan në mënyrë që Evropa të bëhet e paprekshme nga sanksionet e SH.B.A.-së dhe rreziqeve të tjera financiare," tha Komisioni i BE në një deklaratë. "Dokumenti thekson vështirësitë e BE në shpalljen e pavarësisë nga sanksionet e Trump, duke përmendur nevojën për të mbrojtur BE nga efektet e sanksioneve të paligjshme dhe trans-rajonale." Për të shmangur cenueshmërinë ndaj sanksioneve amerikane dhe rreziqeve të tjera financiare, Bashkimi Evropian është vendosur të sfidojë vlerën e monedhës së dollarit amerikan dhe të paralajmërojë që tregjet globale janë tepër të varura nga dollari. Brukseli ka vendosur të forcojë pozicionin e euros në shkëmbimet globale, duke ndjekur mësimet e pandemisë së virusit Korona. Përdorimi i mëtejshëm i euros mund të zvogëlojë varësinë e vendeve evropiane nga dollari dhe të forcojë marrëdhëniet tregtare me ta. Sipas pjesëve të deklaratës që do të publikohet, ulja e varësisë nga dollari është një nga strategjitë kryesore të unionit për të zvogëluar goditjet e jashtme. Administrata e Biden pritet të forcojë lidhjet ekonomike dhe tregtare të SHBA-Evropës, por vendet evropiane janë të vendosura të ulin varësinë e tyre nga dollari. Sipas deklaratës, Brukseli është i shqetësuar në lidhje me cenueshmërinë e ekonomisë së tij ndaj politikave të Uashingtonit, duke përfshirë sanksionet e SHBA dhe përjashtimin e Evropës nga tregu iranian pasi administrata Trump rrëzoi marrëveshjen bërthamore. Evropa më parë ishte përpjekur të vazhdonte tregtinë e saj me Iranin duke nisur një mekanizëm të quajtur Instex, por kërcënimi i Uashingtonit për të sanksionuar kompanitë evropiane që marrin pjesë në mekanizëm e bëri sistemin më pak të suksesshëm. Evropianët tani po kërkojnë të mbrojnë interesat e tyre të korporatave në tregtinë me vendet e treta dhe të zvogëlojnë ndikimin e sanksioneve të SH.B.A.-së në punën e tyre. Brukseli beson se roli më i fortë global i euros "mbron ekonominë nga goditjet në valutë dhe zvogëlon mbështetjen në monedhat e tjera".