Austria zgjat bllokimin aktual deri më 7 shkurt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102979-austria_zgjat_bllokimin_aktual_deri_më_7_shkurt
Qeveria austriake ka njoftuar se do të zgjasë bllokimin aktual kombëtar deri të paktën më 7 shkurt për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 17, 2021 19:51 Europe/Tirane
  • Austria zgjat bllokimin aktual deri më 7 shkurt

Qeveria austriake ka njoftuar se do të zgjasë bllokimin aktual kombëtar deri të paktën më 7 shkurt për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Ky vendim vjen një ditë pasi mijëra njerëz marshuan në Vjenë për të protestuar mbi kufizimet. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha në një konferencë për shtyp që është i vetëdijshëm që kufizimet nuk janë të pëlqyeshme, por masa ishte e nevojshme për shkak të varianteve të reja më infektuese të coronavirusit. Austria ka regjistruar deri më tani më shumë se 390 mijë raste nga coronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë dhe rreth 7,000 viktima. Vendi do të zgjasë bllokimin e saj kundër COVID-19 me synimin për të filluar lehtësimin e kufizimeve nga 8 shkurti. Sektori i hotelerisë si dhe turizmi nuk do të jenë në gjendje të rihapen në shkurt, tha qeveria. Austria është në bllokimin e saj të tretë derisa vetëm dyqanet thelbësore janë të hapura.