Biden do të nënshkruajë dekrete në kundërshtim me vendimet e Trumpit
Menjëherë pas marrjes së detyrës, Joe Biden do të nënshkruajë një seri dekretesh në kundërshtim me vendimet e Donald Trumpit.
Joe Biden, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, do të nënshkruajë një seri dekretesh ditën e parë pas inaugurimit më 20 janar, duke përfshirë ri-angazhimin e Shteteve të Bashkuara si pjesë e marrëveshjes së klimës në Paris, raporton the Economics. Një nga dekretet e njoftuara është heqja e ndalimit për hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shtetas të disa vendeve, kryesisht me shumicë myslimane. Ndalimi u miratua vetëm disa ditë pasi Donald Trump mori detyrën në janar të 2017. Kjo u konfirmua nga Ron Klein, shefi i zyrës së presidentit të ri, pa shpjeguar të gjitha rregulloret në detaje. Por sipas tij, Joe Biden do të ketë katër përparësi, përkatësisht luftën kundër pandemisë së coronavirusit, luftën kundër ndryshimit të klimës, ringjalljen e ekonomisë dhe luftën për drejtësi sociale dhe racore. Ai gjithashtu pritet të përqendrohet në ribashkimin e fëmijëve të ndarë nga familjet në kufi dhe futjen e masave kundër COVID-19.