Kufizimi i ri i Google ndaj Trump
Në prag të përurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA, Google ka bllokuar Trump që të ngarkojë videon në YouTube nga frika e veprimeve të diskutueshme.
Sipas TV Al-Hadath, Google deklaroi se arsyeja e ndalimit të Donald Trump për ngarkimin e filmit në YouTube për një javë, ishte frika e inkurajimit të dhunës para inaugurimit të Joe Biden. Më herët, Twitter njoftoi vendimin e tij për të mbyllur përgjithmonë llogarinë e Donald Trump në këtë rrjet social. Llogaritë e Trump, Facebook, SnapChat, Twitter dhe YouTube janë bllokuar për një javë që nga e Marta e kaluar. Donald Trump, i cili kurrë nuk e pranoi humbjen në zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.-së, duke postuar mesazhe në mediat sociale, u bëri thirrje mbështetësve të tij të ngrihen në protesta. Përfundimisht, mbështetësit ekstremistë të Trump pushtuan ndërtesën e Kongresit për orë të tëra pasi sulmuan Kongresin. Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij që të përmbahen nga dhuna, pasi pati reagime ndaj incidentit të përgjakshëm dhe përpjekje nga demokratët dhe madje disa prej anëtarëve të partisë së tij për ta fajësuar atë. Por, pavarësisht tërheqjes, frika nga një përsëritje e sulmit në Kongres dhe ngjarjet më të këqija në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden kanë çuar në vendosjen e forcave të mëdha në Uashington dhe shtetet e tjera të SHBA për tu përballur me sulmet e mundshme nga mbështetësit e Trump. Përurimi i Biden do të bëhet sot, e Mërkurë dhe Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoni, në kundërshtim me rutinën e zakonshme në Shtetet e Bashkuara.