Protestuesit djegin flamurin amerikan pas ceremonisë së inaugurimit të Biden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103136-protestuesit_djegin_flamurin_amerikan_pas_ceremonisë_së_inaugurimit_të_biden
Pak pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri amerikan, kundërshtarët e diskriminimit racor dogjën flamurin amerikan para ndërtesës së Kongresit të shtetit Kolorado.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 21, 2021 19:55 Europe/Tirane
  • Protestuesit djegin flamurin amerikan pas ceremonisë së inaugurimit të Biden

Pak pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri amerikan, kundërshtarët e diskriminimit racor dogjën flamurin amerikan para ndërtesës së Kongresit të shtetit Kolorado.

Siç njofton AFP, megjithë masat e forta të sigurisë dhe bllokimin e rrugëve, qindra protestues kundër racizmit u mblodhën para ndërtesës së Kongresit në Denver të Kolorados dhe duke hedhur parulla kundër pabarazisë dhe diskriminimit racor në SHBA, dogjën flamurin amerikan. Një grup tjetër militant kishte kërcënuar të mblidhej në po këtë vend për të protestuar për inaugurimin e Joe Biden. Në një fjalim pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Presidenti i SHBA Joe Biden premtoi të zhdukë racizmin sistematik në këtë vend.