Bank United Florida mbyll llogaritë e Trump
(last modified Fri, 22 Jan 2021 14:30:55 GMT )
Janar 22, 2021 15:30 Europe/Tirane
  • Bank United Florida mbyll llogaritë e Trump

Bank United Florida ka deklaruar se ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet e veta financiare me ish-presidentin e Amerikës Donald Trump.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se institucioni monetar Bank United Florida një ditë pas largimit të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, ka deklaruar se do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet financiare me Donald Trump.

Pas ngjarjeve të 6 janarit dhe sulmit kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës që protestuesit me inkurajimin e Donald Trump, sulmuan këtë institucion shtetëror, disa institucione dhe organizata kanë ndërprerë marrëdhëniet e veta me Trump dhe me të gjitha kompanitë dhe organizatat e tij.  Bank United Florida është një institucion monetar me seli në qytetin Miami në shtetin e Floridas që ditën e enjte një ditë pas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë, ka deklaruar se do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet e veta me Trump

Bank United Florida gjithashtu ka deklaruar kjo kompani kurrë nuk i ka thënë kredi Trump dhe më nuk ka kurrfarë lidhje të bashkëpunimit bankar me Donald Trump. Bank United Florida nuk ka dhënë ndonjë arsye të veçantë për ndërprerjen e marrëdhënieve finanaciare të veta me Trump. Por siç duket ky vendim i saj ka ardhur pasi disa banka dhe kompani të ndryshme duke përfshirë dhe Deutche Bank e Gjermanisë, kanë ndërprerë marrëdhëniet e veta me Donald Trump për shkak të provokimeve dhe nxitjeve të protestuesve për të sulmuar Kongresin e Amerikës.

Tags