Punëtorët protestojnë në Paris kundër papunësisë
Punëtorët dhe populli francez protestuan në kryeqytetin francez Paris, kundër rritjes së papunësisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, punëtorët dhe populli i Francës të Shtunën në Paris protestuan kundër papunësisë gjatë shpërthimit të virusit Korona në këtë vend. Protestat u zhvilluan me kërkesë të disa sindikatave franceze. Demonstruesit, duke përfshirë mbështetës të lëvizjes Jelekët e Verdhë, së pari u mblodhën pranë ndërtesës së Këshillit Kombëtar Francez dhe më pas marshuan drejt selisë së Shoqatës Franceze të Biznesit (MEDEF). Lëvizja e protestës së jelekëve të verdhë veze filloi më 17 nëntor 2018 në protestë ndaj politikave fiskale të qeverisë së Presidentit Francez Emmanuel Macron. Policia franceze gjatë protestave të Jelek Verdhëve, shpesh përdor dhunë për të shtypur protestuesit. Papunësia dhe problemet ekonomike janë rritur në Francë që me përhapjen e virusit Korona.