Kina dhe India përplasen sërish
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103308-kina_dhe_india_përplasen_sërish
Trupat kineze dhe indiane raportohet se janë përplasur përsëri në territorin e kontestuar mes dy superfuqive aziatike në Himalaje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 25, 2021 19:26 Europe/Tirane
  • Kina dhe India përplasen sërish

Trupat kineze dhe indiane raportohet se janë përplasur përsëri në territorin e kontestuar mes dy superfuqive aziatike në Himalaje.

Sipas mediave, ka patur persona të plagosur nga të dyja shtetet, ndërsa konflikti mbetet ende “i nxehtë”. Incidenti ndodhi të mërkurën e kaluar në veri të Sikkim. Ushtria indiane tha se kishte pasur një incident “të vogël” që ishte “zgjidhur”. Tensionet janë të larta përgjatë kufirit më të gjatë dhe më të diskutueshëm në botë. Të dy palët pretendojnë zona të mëdha territori. Të paktën 20 ushtarë indianë vdiqën në një përleshje në zonën Ladakh qershorin e kaluar. Situata e tensionuar mësohet se i ka përkeqësuar raportet politike dhe ekonomike mes dy vendeve. India është partneri më i madh tregtar i Kinës ndërsa po zbulojnë rrugët diplomatike për të shmangur konfliktet e hapura ushtarake. Dy palët kanë një ngërç të vjetër për disa zona të largëta malore. Ato janë përpjekur të zgjidhin konfliktin prej viteve 1990-të por pa sukses.