Skocia do të mbajë referendum për pavarësi nga Britania
(last modified Mon, 25 Jan 2021 18:50:48 GMT )
Janar 25, 2021 19:50 Europe/Tirane
  • Skocia do të mbajë referendum për pavarësi nga Britania

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon ka thënë se po planifikon të mbajë një referendum të ri mbi pavarësinë e Skocisë nëse fiton zgjedhjet e planifikuara për në muajin maj të 2021.

Në një deklaratë për BBC, kryeministrja e Skocisë tha se Partia Kombëtare Skoceze kishte përgatitur një dokument që përmban 11 hapa që duhet të ndërmerren përpara referendumit për pavarësi. “Ne duam të bëjmë një referendum ligjor dhe për këtë unë do të kërkoj pëlqimin e popullit të Skocisë në maj. Nëse ata më japin leje, unë synoj të zbatoj vullnetin e popullit. Është demokraci. Nuk ka të bëjë me atë që unë dua ose çfarë dëshiron Boris Johnson, por për atë që ai dëshiron për njerëzit e këtij vendi”, tha Sturgeon. Në të kundërtën, partitë e opozitës në Skoci besojnë se kryeministrja duhet t’i trajtojë çështjet shumë më të rëndësishme për momentin, të tilla, si lufta kundër coronavirusit dhe rimëkëmbja ekonomike. Pjesa më e rëndësishme e dokumentit të paraqitur në publik nga Partia Kombëtare Skoceze ka të bëjë me miratimin e Britanisë së Madhe dhe Boris Johnsonin për të mbajtur një referendum për këtë çështje. Në nenin 8 të dokumentit thuhet se Skocia do të kërkojë përsëri miratimin e Boris Johnson për të aktivizuar një ligj që do të lejojë këtë vend të thërrasë një referendum.

 

Tags