Kina paralajmëron Tajvanin: 'Pavarësia do të thotë luftë'
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103432-kina_paralajmëron_tajvanin_'pavarësia_do_të_thotë_luftë'
Qeveria kineze ka paralajmëruar ashpër Tajvanin mbi aktivitetet e tij separatiste, duke thënë se "pavarësia do të thotë luftë" dhe se Tajvani është një pjesë e pandashme e Kinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 28, 2021 16:30 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron Tajvanin: 'Pavarësia do të thotë luftë'

Qeveria kineze ka paralajmëruar ashpër Tajvanin mbi aktivitetet e tij separatiste, duke thënë se "pavarësia do të thotë luftë" dhe se Tajvani është një pjesë e pandashme e Kinës.

"Ne paralajmërojmë ata elementë të 'Pavarësisë së Tajvanit': ata që luajnë me zjarr do të digjen vetë dhe 'Pavarësia e Tajvanit' do të thotë luftë", tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kineze Wu Qian. Paralajmërimi i ri erdhi mes pranisë së shtuar ushtarake të Kinës pranë Tajvanit përballë ndërhyrjes në rritje të SHBA në këtë ishull. Tajvani raportoi këtë javë se gjashtë aeroplanë të forcave ajrore kineze, përfshirë katër avionë luftarakë J-10, kishin fluturuar në "zonën e tij të mbrojtjes ajrore". "Aktivitetet ushtarake të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez në ngushticën e Tajvanit janë veprime të nevojshme për të adresuar situatën aktuale të sigurisë në ngushticën e Tajvanit dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare", tha Wu. Aktivitetet ushtarake të Kinës, tha ai, "janë një përgjigje solemne ndaj ndërhyrjeve të jashtme dhe provokimeve nga forcat e "pavarësisë së Tajvanit". Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kineze shtoi se vetëm një pjesë e vogël e njerëzve në ishull kërkonin shkëputjen.