Macron: Miqësia përgjysmuar me Britaninë nuk ka dobi
(last modified Sat, 30 Jan 2021 14:52:24 GMT )
Janar 30, 2021 15:52 Europe/Tirane
  • Macron: Miqësia përgjysmuar me Britaninë nuk ka dobi

Presidenti i Francës ka paralajmëruar në lidhje me faktin se qeveria e Boris Johnson duhet të përcaktojë aleatet e saj dhe ka theksuar se miqësia e përgjysmuar nuk sjell kurrfarë dobie.

Agjencia e lajmeve Emanuel Macron në një intervistë për media, ka thënë: “Britania çfarë politikash do të zgjedhë? Britania nuk mund të jetë aleati më i mirë i Amerikës, aleati më i mirë i Bashkimit Evropian dhe i Singaporit të ri. Duhet ta zgjedhë modelin e vet”.

Macron në vazhdim ka thënë: “Nëse Britania ka në mendje një politik të plotë transatlantike, atëherë duhet të bëjë transparencë për Bashkimin Evropian për arsye se do të ekzistojnë mosmarrëveshje në lidhje me ligjet dhe qasjen në tregje. Fati ynë është i lidhur me njëri-tjetrin, qasja ideologjike e jonë është e lidhur me njëra-tjetrën, hulumtuesit dhe industrialistët tanë punojnë së bashku. Unë besoj në një kontinent të pavarur dhe besoj në shtete dhe kombe. Unë nuk kam besim në neonacionalizmin. Unë mendoj se Bregziti është një gabim. Unë respektoj pavarësinë e këtyre qytetarëve dhe atyre që kanë votuar për këtë vendim, prandaj duhet të bëhet një punë e tillë, mirëpo besoj se ajo votë është dhënë në bazë të shumë gënjeshtrave dhe aktualisht ne po vërejmë se tani si është vështirësuar situata më shumë”.

Tags