Skocia organizon edhe një herë referendum për pavarësi
(last modified Sun, 31 Jan 2021 16:11:36 GMT )
Janar 31, 2021 17:11 Europe/Tirane
  • Skocia organizon edhe një herë referendum për pavarësi

Anëtari i qeverisë së Skocisë ka theksuar se do të organizohet edhe një referendum tjetër për pavarësinë e Skocisë nga Britania.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Michael Russell, ministri për çështje të Kushtetutës, Evropës dhe për punë të jashtme në qeverinë e Skocisë, të dielën ka thënë: “Referendumi tjetër për pavarësinë e Skocisë nga Britania mund të organizohet gjashtë muaj pas miratimit të projektligjit të tij i cili do të votohet në muajin qershor. Nëse Partia Kombëtare e Skocisë do të mbetet në pushtet edhe pas zgjedhjeve të muajit maj të vitit 2021, në rast të kundërshtimit të Boris Johnson, kryeministrit të Britanisë, me organizimin e referendumit, atëherë Skocia do të marrë vendim të njëanshëm për pavarësi nga Britania”.

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, më parë ka kundërshtuar organizimin e referendumit për pavarësi të Skocisë dhe ka theksuar referendumi i kaluar e ka zgjidhur këtë çështjeje.

Tags