A do të ndryshojë kamp Arabia Saudite?
(last modified Mon, 01 Feb 2021 18:57:12 GMT )
Shkurt 01, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • A do të ndryshojë kamp Arabia Saudite?

Administrata e Biden ka njoftuar një ngrirje të përkohshme të shitjeve të armëve në Arabinë Saudite, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Presidentit Biden për të rivlerësuar marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite në sektorin e mbrojtjes.

Menjëherë pas kësaj, sauditët u përpoqën të merrnin hakmarrjen e tyre duke njoftuar se do të ishin të interesuar të blinin avionë Su-35 ose sisteme S-400 nga Rusia. Gjithashtu në listën e tyre ishin Kornets, Kalashnikovë dhe sistemet TOS. Sipas The Middle East News, "kjo është mënyra tepër saudite për të protestuar kundër Uashingtonit dhe armatimeve amerikane që u bënë shumë të shtrenjta, por që kurrë nuk funksionuan përballë një Ansarallahu, raketat precize dhe dronët e të cilit që nga viti 2015 nuk kanë pushuar së mposhturi Patriotët, aeroplanët luftarakë, tanket dhe armatime të tjera amerikane ”. Por a do të guxonte Arabia të ndryshonte kampin dhe të mbushte arsenalet e saj me armë të prodhuara në Rusi? "Nuk ka gjasa-shprehet një ekspert. "Këtë të hënë një delegacion i përbërë nga separatistët nga Jemeni jugor dhe i udhëhequr nga Ben Brick, pinjolli i Emirateve të Bashkuara Arabe, shkoi në Moskë, përsëri dukshëm në një mesazh indirekt dërguar nga Abu Dhabi për administratën e Biden, pasi EBA ndihet e mashtruar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara që rrëmbeu nga Emiratet normalizimin me Izraelin dhe blerjen e avionëve F-35 që Uashingtoni tani refuzon t'i japë. Një gjë është e sigurt: Rusia po tenton të "instrumentalizohet" nga aleatët arabë të Uashingtonit, të cilët dëshirojnë të zgjidhin hesapet në shpinën e saj, gjë që Moska ka çdo interes për t'a marrë parasysh. Është fakt se mbështetja e tepruar në premtimet e Emirateve nënkupton përafrim me projektet separatiste të boshtit SHBA / Izrael. Emiratet në Jemen do të ishin një gabim strategjik i bërë nga Rusia, një partner i madh i Rezistencës në një rajon të trazuar që është Deti i Kuq dhe në një kohë kur Uashingtoni po nis një luftë anti-Lindore si në Detin e Zi ,ashtu edhe në Detin e Kinës.

 

Tags