Gjaku Rohingya mbërtheu Suu Kyi!
(last modified Tue, 02 Feb 2021 07:22:00 GMT )
Shkurt 02, 2021 08:22 Europe/Tirane
  • Gjaku Rohingya mbërtheu Suu Kyi!

Gjaku i myslimanëve të pafajshëm Rohingya, të cilët u masakruan nga ushtria në Mianmar dhe shumica e tyre u strehuan në Bangladesh në vitin 2017, më në fund u la me arrestimin e Aung San Suu Kyi dhe  dëbimin e saj, e cila fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1991.

Ushtria e Mianmarit të hënën në mëngjes në një grusht shteti ushtarak ka arrestuar disa udhëheqës, mes tyre udhëheqësen Aung San Suu Kyi dhe anëtarët e tjerë të lartë të partisë në pushtet dhe ​​me një njoftim bëri të ditur zbatimin e ligjit ushtarak për të marrë kontrollin e vendit. Ming Aung Hlaing, Komandant i Përgjithshëm ka marrë në dorë kryesimin e shtetit. Partia e Bashkimit Demokratik Kombëtar, e udhëhequr nga fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Aung San Suu Kyi në 1991, fitoi zgjedhjet parlamentare të Mianmarit në Nëntor të vitit të kaluar me rreth 83 përqind të votave, por ushtria e fajësoi atë për akuzat e mashtrimit elektoral. Aung San Suu Kyi 75 vjec, është njeriu që erdhi në pushtet pasi fitoi zgjedhjet në Mianmar në vitin 2015. Gjenocidi i pakicës myslimane Rohingya në vend ka qenë një lajm i nxehtë që kur Aung San Suu Kyi u bë këshilltar i qeverisë së Mianmarit. Aung San Suu Kyi humbi prestigjin e saj duke mbrojtur krimin e ushtrisë në vrasjen e myslimanëve Rohingya dhe sot ra viktimë e një krimi që ajo dikur e mbrojti nga e njëjta ushtri. Suu Kyi - dikur ishte një mbrojtës dhe një aktivist i shquar i të drejtave të njeriut – mirëpo në rastin e gjenocidit ndaj Rohingya nga ushtria - e cili dogji njerëz të gjallë - ajo braktisi të gjitha parimet dhe vlerat e të drejtave të njeriut dhe qëndroi e heshtur. Në vitin vitin 2017, qindra mijëra pakica Rohingya u larguan nga gjenocidi i ushtrisë dhe u strehuan në Bangladesh. Ushtria e Mianmarit dogji myslimanët të gjallë, masakroi fëmijët dhe theu kockat e tyre. Këto krime të tmerrshme janë regjistruar në histori. Në vitin 2019, Znj. Aung San Suu Kyi shkoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hollandë, për të mbrojtur veprimet e saj dhe të qeverisë së saj kundër akuzës së "gjenocidit" në Mianmar. Ajo pranoi se krimet e luftës mund të kenë ndodhur, por tha se goditja ishte një operacion ligjor kundër "terroristëve". Aung San Suu Kyi ka mohuar dokumentet në lidhje me dhunën seksuale, vrasjet, torturat, zjarrvëniet dhe zhvendosjen e myslimanëve Rohingya dhe i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të mbyllë çështjen përgjithmonë! Në gusht 2018, Suu Kyi përshkroi gjeneralët e qeverisë së tij si "të mirë" dhe sot të njëjtit njerëz të mirë - ndërsa morën jetën e mijëra myslimanëve - po kapin dhe bëjnë presion në Mianmar.

 

 


 

Tags