Arrestohen “djemtë krenarë” të Trump!
Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka arrestuar anëtarët e grupit të ekstremit të djathtë Djemtë Krenarë, mbështetës të ish-presidentit, me akuzat e sulmit ndaj Kongresit.
Sipas The Independent, Departamenti i Drejtësisë i SH.B.A. ka arrestuar anëtarët e grupit të ekstremit të djathtë të njohur si "Djemtë krenarë" për sulmin ndaj Kongresit. Djemtë krenarë është një grup i ekstremit të djathtë dhe një mbështetës i vendosur i ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka vazhduar të përdorë dhunë që nga viti 2016. Anëtarët e grupit, i cili ka degë në shtete të ndryshme të SHBA, ishin midis atyre që sulmuan Kongresin më 6 janar. Qeveria Kanadeze e ka vendosur grupin në listën e saj të grupeve terroriste së bashku me al-Kaidën dhe ISIS. Departamenti Kanadez i Sigurisë Publike e quajti grupin një "organizatë neofashiste" duke e cilësuar atë një grup terrorist. Grupi Djemtë Krenarë raportohet të ketë qenë i përfshirë në sulmin e 6 janarit në Kongres dhe ka luajtur një rol kryesor në këtë sulm.