Arrestohen “djemtë krenarë” të Trump!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103810-arrestohen_djemtë_krenarë_të_trump!
Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka arrestuar anëtarët e grupit të ekstremit të djathtë Djemtë Krenarë, mbështetës të ish-presidentit, me akuzat e sulmit ndaj Kongresit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 05, 2021 07:25 Europe/Tirane
  • Arrestohen “djemtë krenarë” të Trump!

Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka arrestuar anëtarët e grupit të ekstremit të djathtë Djemtë Krenarë, mbështetës të ish-presidentit, me akuzat e sulmit ndaj Kongresit.

Sipas The Independent, Departamenti i Drejtësisë i SH.B.A. ka arrestuar anëtarët e grupit të ekstremit të djathtë të njohur si "Djemtë krenarë" për sulmin ndaj Kongresit.  Djemtë krenarë është një grup i ekstremit të djathtë dhe një mbështetës i vendosur i ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka vazhduar të përdorë dhunë që nga viti 2016.  Anëtarët e grupit, i cili ka degë në shtete të ndryshme të SHBA, ishin midis atyre që sulmuan Kongresin më 6 janar.  Qeveria Kanadeze e ka vendosur grupin në listën e saj të grupeve terroriste së bashku me al-Kaidën dhe ISIS.  Departamenti Kanadez i Sigurisë Publike e quajti grupin një "organizatë neofashiste" duke e cilësuar atë një grup terrorist.  Grupi  Djemtë Krenarë raportohet të ketë qenë i përfshirë në sulmin e 6 janarit në Kongres dhe ka luajtur një rol kryesor në këtë sulm.