Dënohet dëbimi i diplomatëve evropianë nga Rusia
Gjermania thotë se veprimi i Rusisë në dëbimin e një numri diplomatësh evropianë "nuk do të mbetet pa përgjigje".
Sipas AFP nga Parisi, presidenti francez Emmanuel Macron të Premten "dënoi me forcë" dëbimin e diplomatëve evropianë nga Rusia. Ndërkohë, AFP njoftoi nga Berlini se kancelaria gjermane Angela Merkel të Premten e quajti veprimin e Moskës në dëbimin e diplomatëve si "të pajustifikueshëm". Gjermania ka thënë se veprimi i Rusisë në dëbimin e një numri diplomatësh evropianë "nuk do të mbetet pa përgjigje". Ministria e Jashtme polake gjithashtu tha se priste që Rusia të kthente vendimin e saj për dëbimin e diplomatëve. Rusia të Premten akuzoi një numër diplomatësh gjermanë, polakë dhe suedezë për pjesëmarrje në demonstrata në mbështetje të kundërshtarit të Kremlinit Alexei Navalny, duke i quajtur ata "elementë të padëshirueshëm". Ministria e Jashtme Ruse "i konsideroi veprimet e tyre të papranueshme dhe në kundërshtim me pozicionin e tyre diplomatik".