Senati i bën thirrje Biden për të ndëshkuar Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103850-senati_i_bën_thirrje_biden_për_të_ndëshkuar_arabinë_saudite
Anëtarët e Senatit amerikan i kanë bërë thirrje administratës Biden të ndërmarrë veprime kundër Arabisë Saudite për rolin e saj në ndihmën e dhënë ndaj shtetasve sauditë që ata të largohen nga Shtetet e Bashkuara edhe pse ishin në kërkim nga drejtësia amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 05, 2021 14:49 Europe/Tirane
  • Senati i bën thirrje Biden për të ndëshkuar Arabinë Saudite

Anëtarët e Senatit amerikan i kanë bërë thirrje administratës Biden të ndërmarrë veprime kundër Arabisë Saudite për rolin e saj në ndihmën e dhënë ndaj shtetasve sauditë që ata të largohen nga Shtetet e Bashkuara edhe pse ishin në kërkim nga drejtësia amerikane.

Sipas ISNA, duke cituar faqen e internetit të gazetës Arabe-21, Senatorët Ron Weiden dhe Jeff Merkel në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA Anthony Blinken deklaruan:  Ne ju kërkojmë të bëni atë që administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump nuk e bëri dhe kjo është të ndëshkoni sauditët për sjelljen e tyre. Presidenti i SHBA Joe Biden synon të marrë një qëndrim më serioz ndaj Arabisë Saudite dhe të marrë masa kundër saj për shkeljen e shtetit ligjor. Ajo që duam është një mjet i mirë për të provuar qëndrimin e tij.  Kërkesa e senatorëve për Biden vjen pasi u zbulua se më shumë se 20 studentë sauditë që studionin në Shtetet e Bashkuara ishin zhdukur papritmas ndërsa po përballeshin me akuza penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe më vonë ata u zbuluan në Arabinë Saudite.  Gazetat Oregonian dhe Oreganlive raportuan në hetimin e tyre se Byroja Federale e Hetimit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare ishin të vetëdijshëm për ndërhyrjen dhe ndihmën e qeverisë Saudite për qytetarët e saj që të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara, por nuk bënë asnjë përpjekje për ta ndaluar atë.