Johnson dhe Merkel bisedojnë rreth marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104050-johnson_dhe_merkel_bisedojnë_rreth_marrëveshjes_bërthamore
Boris Johnson, kryeministri i Anglisë dhe Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, gjatë një kontakti telefonik, kanë biseduar në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare duke përfshirë edhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 09, 2021 15:05 Europe/Tirane
  • Johnson dhe Merkel bisedojnë rreth marrëveshjes bërthamore

Boris Johnson, kryeministri i Anglisë dhe Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, gjatë një kontakti telefonik, kanë biseduar në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare duke përfshirë edhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar zyrën e kryeministrisë së Anglisë, ka njoftuar se Johnson dhe Merkel gjatë këtij kontakti telefonik, kanë biseduar për situatën në Afganistan, në Libi dhe për pandeminë Korona. Ata duke vë në dukje programin botëror COVAX për lehtësimin e qasjes së vendeve të varfra në vaksinën kundër virusit Korona, kanë theksuar rëndësinë e mbështetjes ndaj këtij programi.

Merkel dhe Johnson kanë biseduar edhe në lidhje me përpjekjet për t’u përballur me ndryshimet klimatike dhe reduktimin e mbetjeve karbonike. Boris Johnson ka theksuar rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale si një aleat i NATO-s për bashkëpunim në fushat përkatëse.

Liderët e Anglisë dhe Gjermanisë në një pjesë tjetër të bisedës telefonike, kanë dënuar edhe arrestimin e Alexei Navalny, opozitarit të qeverisë së Vladimir Putin në Rusi.

Biseda e liderëve të Anglisë dhe Gjermanisë në lidhje me marrëveshjen bërthamore është zhvilluar në kohën kur lëvizjet dhe veprimet e Evropës dhe Amerikës për ta kthyer marrëveshjen bërthamor në rrugën e kryesore të zbatimit janë shtuar në masë të konsiderueshme në prag të përfundimit të ultimatumit të Iranit në bazë të ligjit “Veprimi strategjik për anulimin e sanksioneve dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare”.