Turqia provokon Rusinë, kërkon baza të përhershme në Azerbajxhan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104108-turqia_provokon_rusinë_kërkon_baza_të_përhershme_në_azerbajxhan
Forcat e armatosura të Republikës së Azerbajxhanit dhe Turqisë kanë filluar një stërvitje të përbashkët të quajtur "Dimri 2021" në provincën Kars, në Turqinë verilindore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2021 16:28 Europe/Tirane
  • Turqia provokon Rusinë, kërkon baza të përhershme në Azerbajxhan

Forcat e armatosura të Republikës së Azerbajxhanit dhe Turqisë kanë filluar një stërvitje të përbashkët të quajtur "Dimri 2021" në provincën Kars, në Turqinë verilindore.


Sipas Agjencisë së Lajmeve Turan, Ministria Turke e Mbrojtjes njoftoi të Shtunën se stërvitja, e cila filloi në 1 Shkurt, do të vazhdojë deri të Premten, 12 Shkurt. "Ne jemi krenarë të mirëpresim vëllezërit tanë që kanë arritur një fitore të madhe mbi ushtrinë armene në Nagorni-Karabak," tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë ku shtohej: Në përputhje me moton tonë "Një komb, dy shtete", ne do të vazhdojmë të bashkëveprojmë. Pas një marrëveshjeje trepalëshe midis Rusisë, Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë, e cila i ka mbetur në fyt Erdoganit si një kockë, përleshjet në Nagorni-Karabak pushuan dhe ka filluar procesi i zbatimit të marrëveshjes me 10 pika për t'i dhënë fund luftës në rajon. Përkundër faktit se Rusia nuk ndërhyri në konfliktin që u ndez midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në fund të vitit të kaluar, gjithçka sugjeron se Ankaraja po planifikon të ndërtojë të paktën dy baza ajrore ushtarake në territorin e Azerbajxhanit dhe një bazë ku trupat turke duhet të vendosen përgjithmonë. Pasi njoftoi mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta me ushtrinë azerbajxhanase, Ankaraja po e bën të qartë se armëpushimi në Nagorni-Karabak nuk i përshtatet pasi baza që Rusia ka vendosur në zonë nuk ka këshilltarë ushtarakë turq. Në fakt, kjo është përpjekja e njëmbëdhjetë e frenimit që Turqia Atlantiste synon të kryejë në adresën e Rusisë, duke ndjekur logjikën e NATO-s. Kësaj i shtohet padyshim edhe një njoftim tjetër nga Ankaraja se ajo mund të mos dëshironte më sistemet S-400 ruse dhe ringjallja e interesit të saj për F-35. Por a do t'i dëgjojë Rusia këto luhatje të fundit nga Sulltani dhe si do të reagojë Moska? Sipas burimeve pranë ushtrisë ruse, Rusia është e gatshme të përdorë sistemet e saj taktike raketore Iskander kundër bazave ajrore ushtarake turke - këto të fundit kontrollojnë të gjitha instalimet ushtarake turke në territorin e Azerbajxhanit. Përshkallëzimi i tensionit në rajon vazhdon kryesisht për shkak të veprimeve të Ankarasë - më herët, Jerevani dhe Baku njoftuan qëllimin e tyre për të filluar vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe diplomatike. Sidoqoftë, padyshim, ndërhyrja e Turqisë çon në një konflikt të ri në rajon. Ekspertët besojnë se kësaj here Rusia nuk do të braktisë aleatin e saj Armeninë dhe do të jetë e gatshme t'i sigurojë mbrojtje të plotë Jerevanit sipas marrëveshjeve ekzistuese të OTSC. “Nëse Erdogan beson se ushtria e tij e pathyeshme mund të bëjë kërdi në rajon, atëherë Rusia do të jetë e gatshme të vendosë shpejt Turqinë në vendin e saj. Pavarësisht se sa baza ushtarake turke janë në territorin e Azerbajxhanit, të gjitha ato do të bëhen shënjestra të sistemeve raketore taktike - nëse është e nevojshme, do të duhen vetëm disa minuta për të shkatërruar bazat ajrore ushtarake të Ankarasë ", thekson një specialist ushtarak rus për sajtin e informacionit Avia-pro. Duhet të theksohet se, për arsye të panjohura, Turqia po vendos disa mijëra trupa të saj në kufirin me Armeninë, gjë që krijon tensione shtesë.