Biden rishikon politikën ndaj Pekinit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104152-biden_rishikon_politikën_ndaj_pekinit
Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë të hapin një kapitull të ri pas tensioneve të katër viteve të shkuara.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2021 19:50 Europe/Tirane
  • Biden rishikon politikën ndaj Pekinit

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë të hapin një kapitull të ri pas tensioneve të katër viteve të shkuara.

Presidenti, Joe Biden, i telefonoi homologut, Shi Xhinping, për ta informuar se ai e mirëpret bashkëpunimin nëse do të ishte në interesat amerikane. Me këtë rast, presidenti i SHBA-së tha se kërkoi adresimin e një sërë problematikat që përfshijnë Pekinin, siç janë praktikat e padrejta ekonomike, abuzimet me të drejtat e minoritetit mysliman të ujgurëve në rajonin e Shixhiangut dhe ndërhyrjet kineze në Tajvan e Hong-Kong. Dy liderët gjithashtu diskutuan si të kontribuojnë së bashku në luftën kundër pandemisë së Covidit-19, sfidat që përballin së bashku me sigurinë shëndetësore, klimën dhe me armët shkatërruese. “Bashkëpunimi kinezo-amerikan, në shumë mënyra, i vlen si SHBA-së, edhe Kinës dhe mbarë botës. Përballja mes Kinës dhe SHBA-së do të ishte absolutisht katastrofike për të dyja vendet dhe mbarë botën,” u përgjigj presidenti Shi Xhinping, sipas citimeve të medieve shtetërore. Presidenti i Kinës gjithashtu tha se temat që lidhen me Hong-Kongun, Tajvanin dhe Shinxhiangun janë çështje të brendshme të sovranitetit dhe të integritetit territorial të vendit, që pala amerikane duhet t’i respektojë. Marrëdhëniet mes dy fuqive globale u acaruan katërvjeçarin e shkuar gjatë presidencës së republikanit, Donald Trump. Pekini ka bërë thirrje të përsëritura që të përmirësohen raportet, por edhe administrata e re ka hezituar deri tani. Një ditë më parë, Biden njoftoi se vendi i tij do të formojë një task-forcë speciale në Kinë, dhe do të rishikojë strategjinë ushtarake kundrejt Pekinit, për të garantuar paqen dhe interesat e SHBA-së në rajonin e Azi-Paqësorit.