Kina ndalon transmetimin e BBC World News
Kanali televiziv britanik, BBC World News është ndaluar të transmetohet në Kinë, njoftoi të premten Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit, një javë pasi rregullatori i medias britanike revokoi licencën e transmetimit të televizionit shtetëror kinez.
Në një deklaratë, administrata tha se një hetim gjeti se raportet e Kinës në lidhje me BBC World News kishin “shkelur seriozisht” rregulloret, duke përfshirë faktin që lajmet duhet të ishin “të vërteta dhe të drejta”, kishin dëmtuar interesat kombëtare kineze dhe kishin minuar unitetin kombëtar, raporton reuters. Prandaj, kanali televiziv britanik nuk plotëson kërkesat për kanalet e huaja që transmetojnë në Kinë dhe aplikimi për transmetim për një vit tjetër nuk do të pranohet, shtoi Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit të Kinës. Më 4 shkurt, rregullatori i medias britanike Ofcom revokoi licencën e China Global Television Network (CGTN) për të transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi një hetim zbuloi se licenca ishte mbajtur padrejtësisht nga Star China Media Ltd. Kina kritikoi vendimin si të politizuar dhe paralajmëroi se rezervonte të drejtën për të bërë një “përgjigje të nevojshme”.