Ilhan Omar paralajmëron vazhdimin e racizmit në Amerikë
Përfaqësuesja myslimane në Kongresin e Amerikës ka reaguar ndaj shpalljes së pafajshëm të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe ka thënë se kjo është shenjë e vazhdimit të çarjeve politike, shoqërore dhe raciste në Amerikë kurse ka paralajmëruar për pasojat e këtij veprimi.
Ilhan Omar, përfaqësuesja myslimane e Kongresit të Amerikës, në një intervistë me kanalin Al-Arabije, ka thënë: "Shpallja e pafajshme e Donald Trump, ish-presidenti i Amerikës, në Senat, është në dëm të Amerikës. Amerikanët jo vetëm nga përhapja e virusit Korona, janë duke vuajtur edhe nga pasojat e krizës ekonomike".
Plani për gjykimin e Donald Trump me akuzë të provokimit dhe nxitjes së rebelëve më 6 janar në sulmin kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës, ditën e shtunë me më pak se dy të tretat e votave të përfaqësuesve të Senatit të Amerikës, nuk arriti të miratohet.
Ilhan Omar gjithashtu ka thënë : "Qeveria e Joe Biden, presidentit të Amerikës, duhet të dënojë ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e Palestinës, për arsye se në bazë të ligjeve ndërkombëtare, ndërtimi i kolonive sionist është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe shkelje e të drejtave të palestinezëve. Ne do të mbështesim gjykimin e Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte për shkak të krimeve që ka bërë ndaj popullit të Palestinës".