Trump synonte ta vrasë Bashar Asad
(last modified Mon, 15 Feb 2021 14:02:58 GMT )
Shkurt 15, 2021 15:02 Europe/Tirane
  • Trump synonte ta vrasë Bashar Asad

Asistentja e ish-këshilltarit për siguri kombëtare të Amerikës ka zbuluar se ish-presidenti amerikan Donald Trump gjatë mandatit të tij presidencial synonte ta vrasë presidentin e Sirisë.

Faqja informative e gazetës “Indipendent” ka njoftuar se K. T. McFarland, asistentja e ish-këshilltarit për siguri kombëtare të Amerikës, ka deklaruar: “Donald Trump pasi ka shikuar fotografitë e sulmit me gaz Sarin të kryer kundër civilëve sirianë, pa kurrfarë dokumenti dhe dëshmie të vërtetë, ka akuzuar Qeverinë e Damaskut për kryerjen e këtyre sulmeve dhe me këtë pretekst ka synuar ta vrasë Bashar Asad, presidentin e Sirisë. Trump përderisa kishte ngulur sytë në mua, shtrëngonte duart dhe unë e dija se ai dëshiron ta ndëshkojë në një farë mënyrë Bashar Asad”.

Donald Trump ka akuzuar qeverinë e Bashar Asad për vrasjen e civilëve në kohën kur rezultatet e hulumtimeve të reja të hulumtuese “Rend” kanë treguar se forcat amerikane në Irak dhe Siri për shkak të mungesës së efikasitetit në përdorimin e pajisjeve ushtarake, kanë vrarë rreth 13 mijë civilë që nga koha e pranisë së tyre në këto vend.

Tags