Biden kërkon ndryshimin e ligjit për mbajtje të armëve në Amerikë
Presidenti i Amerikës në përvjetorin e sulmit të armatosur vdekjeprurës në shkollën e Parkland, ka kërkuar ndryshimin e ligjit për mbajtjen e armëve për t’i dhënë fund dhunës gjithëpërfshirëse të përdorimit të armëve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Joe Biden, presidenti i Amerikës, ditën e diele me rastin e përvjetorit të sulmit të armatosur në shkollën e Parkland, në një deklaratë për media, ka deklaruar: “Tre vite më parë, janë vrarë 14 nxënës dhe tere arsimtarë në shkollën e Parklandit në Florida si pasoj e sulmit të armatosur të një personi. Brenda disa sekondave ky sulm i armatosur ndryshoi jetën e dhjetëra familjeve dhe jetën e një shoqërie amerikane përgjithmonë”.
Biden ka shtuar: “Shtimi historike i sulmeve të armatosura në të gjithë Amerikën duke përfshirë edhe dhunën e armatosur kundër zezakëve, ka zhytur në pikëllim shumë familje për shkak të humbjes së të dashurve të tyre”.
Biden në vazhdim ka theksuar nevojën e domosdoshme për t’i dhënë fund zgjerimit të veprimeve të dhunshme dhe sulmeve me armë si dhe për garantimin e sigurisë nëpër shkolla dhe tubime shoqërore në Amerikë.
Presidenti amerikan ka theksuar: “Sot, unë kërkoj nga Kongresi i Amerikës që të bëjë ndryshime në ligjin e armëmbajtjes duke përfshirë edhe shqyrtimin e të kaluarës për shitjen e armëve, ndalimin e armëve sulmuese dhe me kapacitet të lartë për kryerjen e dhunës, heqjen e imunitetit për prodhuesit e armëve të cilët me vetëdije të plotë po vendosin armët luftarake në rrugët tona”.
Sipas statistikave zyrtare të autoriteteve të Amerikës, mesatarisht 313 persona në ditë qëllohen me armë dhe mesatarisht nga kjo shifër 103 persona vriten dhe 210 të tjerë plagosen.