Austria kritikon Gjermaninë: Ndërhyrja në Tirol është një provokim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104322-austria_kritikon_gjermaninë_ndërhyrja_në_tirol_është_një_provokim
Bavaria mbylli gjatë fundjavës kufirin me Çekinë dhe Tirolin në Austri. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer synon që me kufizimin e qarkullimit ndërkufitar të pengohet përhapja e mutacioneve të COVID-19.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 15, 2021 18:43 Europe/Tirane
  • Austria kritikon Gjermaninë: Ndërhyrja në Tirol është një provokim

Bavaria mbylli gjatë fundjavës kufirin me Çekinë dhe Tirolin në Austri. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer synon që me kufizimin e qarkullimit ndërkufitar të pengohet përhapja e mutacioneve të COVID-19.

Në anën tjetër të kufirit me Bavarinë në qarqet çeke Sokolov dhe Trutnov në fundjavë u vendos izolimi i plotë. Në Tirol dyshohet të jetë përhapur varianti afrikano-jugor i virusit. Qeveria e landit në Tirol është kundër një izolimi të rreptë. Ndërsa qeveria qendrore në Vjenë ka filluar me rrethimin e këtij landi. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer në gazetën „Bild” kritikoi Komisionin e BE-së në Bruksel. “Ne luftojmë në kufi me Çekinë dhe Austrinë ndaj virusit që ka pësuar mutacione. Komisioni i BE-së në vend që të na ndihmojë na nxjerr pengesa me udhëzime të stërholluara”, tha Seehofer. Ministri tha, se kështu nuk shkon më „Komisioni ka bërë mjaft gabime me porositjen e vaksinave.” Por Qeveria austriake kritikoi ashpër ndërhyrjen e Gjermanisë në kufirin me provincën austriake të Tirolit. “Mbyllja de facto e trekëndëshit” të madh “dhe” të vogël “gjerman” është absolutisht e papranueshme për austriakët. Këto masa nga Bavaria janë të tepruara dhe shkaktojnë vetëm kaos”, tha Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer. Ai theksoi se drejtimi i gishtit në provincën e Tirolit është më shumë një provokim sesa një masë e përshtatshme për të luftuar pandeminë dhe pasojat e saj, raporton swissinfo.