Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar vaksinën Astrazeneka
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka renditur vaksinën Astrazeneka-Oxford kundër Korona si një nga vaksinat e aprovuara për përdorim urgjent.
Sipas agjencisë Fars, duke cituar agjencinë Reuters, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një konferencë shtypi në lidhje me këtë njoftoi se: Tani kemi të gjitha pjesët në dispozicion për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave, por gjithsesi duhet të rrisim prodhimin. Vaksina Astrazeneka-Oxford është shumë e popullarizuar sepse është më e lirë dhe më e lehtë për t’u shpërndarë sesa vaksinat e tjera. Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë zbuloi se vaksina Astrazeneka plotësonte standardet e “nevojshme” të sigurisë dhe se përfitimet e saj tejkalonin rreziqet e saj.