Mbytet anija me 700 persona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104358-mbytet_anija_me_700_persona
Të paktën 60 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur pas fundosjes së një anije të mbingarkuar natën e kaluar përgjatë lumit Kongo, në Republikën Demokratike të Kongos.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 16, 2021 15:51 Europe/Tirane
  • Mbytet anija me 700 persona

Të paktën 60 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur pas fundosjes së një anije të mbingarkuar natën e kaluar përgjatë lumit Kongo, në Republikën Demokratike të Kongos.

Ministri i çështjeve Humanitare, Steve Mbikayi tha për Al Jazeera se në bordin e anijes ishin 700 persona. Deri më tani 60 trupa janë gjetur të pajetë dhe vetëm 300 janë gjetur të mbijetuar. Anija u fundos në afërsi të fshatit Longola Ekoti, në provincën Mai-Ndombe. Ajo ishte nisur nga kryeqyteti Kinshasa drejt qytetit në Mbandaka. Ministri tha për Al Jazeera se shkaku kryesor i fundosjes ishte numri i madh i pasagjerëve dhe ngarkesa në anije, duke shtuar se edhe “lundrimi natën gjithashtu luajti rol”.