Erdogan paralajmëron zgjerimin e operacioneve
(last modified Tue, 16 Feb 2021 18:22:56 GMT )
Shkurt 16, 2021 19:22 Europe/Tirane
  • Erdogan paralajmëron zgjerimin e operacioneve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kritikoi të martën vendet perëndimore për reagimin e tyre të dobët lidhur me masakrimin e 13 qytetarëve turq nga organizata separatiste terroriste PKK në zonën e quajtur Gara, në veri të Irakut.

“Ku është Perëndimi? Në rastin e ekzekutimit të 13 të pafajshmëve, ne s'arritëm të shohim askënd përveç disa zërave të mekur”, deklaroi kreu i shteti turk, gjatë fjalës së rastit në Kongresin 7. të Zakonshëm Rajonal të AK Partisë në Trabzon. Erdogani paralajmëroi zgjerimin e operacioneve, të cilat kanë qenë mjaft të suksesshme deri më sot, në zonat ku kërcënimet janë ende intensive, gjatë ditëve të ardhshme. “Kjo ngjarje e fundit provoi se sa të rëndësishme janë operacionet që Turqia po kryen kundër PKK-së në veri të Irakut dhe në Siri, për sigurinë e kufijve tanë dhe për ardhmërinë tonë. Siç e kemi thënë edhe më parë, pavarësisht se në cilën strofkë hyjnë (terroristët), ne do t'i gjejmë ata në vrimat e tyre dhe atje do t'ua shtypim kokat”, theksoi ai duke potencuar se Turqia po lufton kundër një grupi terrorist me të kaluar plot masakra ndaj civilëve, ku rasti i fundit ishte masakrimi i 13 qytetarëve turq të pafajshëm në veri të Irakut.