Teksasi shpall gjendjen e katastrofës
(last modified Tue, 16 Feb 2021 18:24:01 GMT )
Shkurt 16, 2021 19:24 Europe/Tirane
  • Teksasi shpall gjendjen e katastrofës

I ftohti arktik që ka marrë tashmë 10 jetë njerëzish e ka lënë miliona të tjerë pa energji elektrike në SHBA, pritet të vazhdojë thonë meteorologët, ndërsa pjesë të tëra të vendit përballen me kushte të acarta dhe reshje të dendura bore.

Shërbimi kombëtar paralajmëroi për një zonë të paprecedent të prekur nga ngricat, në darën e të cilave mbeten më shumë se 150 milionë amerikanë. Nisur nga situata e krijuar, presidenti Joe Biden aprovoi shpalljen e gjendjes së emergjencës për Teksasin. Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se autorizimi I presidentit bëhet për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e publikut, si dhe për të zbutur ose parandaluar kërcënimin e një katastrofe për të 254 kantonet e Teksasit. Problemet më të mëdha parashikohen sidomos me ato rajone të cilat nuk janë mësuar me një mot të tillë. Mësohet se 2.7 milionë njerëz janë pa energji elektrike në Teksas ku temperaturat në metropolin kryesor, Houston, zbritën në minus 16 gradë Celsius.

 

Tags